Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të arrihet nëpërmjet përpjekjes së përbashkët të të dyja vendeve, trajtimi i sfidave të njëjta kulturore.
Objektivat specifikë të projektit përfshijnë: përcjelljen e një karakteri të përbashkët, fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërkufitare, sikundër dhe rritjen e turizmit në rajon, rinovimin kulturor të turizmit (e-tourism), diferencimin e kështjellave nga monumente të tjera antike klasike, sensibilizimin dhe mobilizimin e komunitetit shkencor lokal, fuqizimin dhe sinkronizimin e metodave informuese për të gjithë banorët dhe vizitorët nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja, kontribut në edukimin kulturor të të rinjve.

Objektivat specifikë të projektit janë:

Nxjerrja në pah e trashëgimisë kulturore të zonës
Dixhitalizimi i informacioneve që do të përzgjidhen për sa u përket monumenteve historike të zonës.
Zhvillimi për aplikimin e përshkimeve virtuale brenda hapësirës kohore nëpërmjet përfaqësimeve 3D të monumenteve historike.
Rritja e turizmit në rajon
Përmirësimi i shërbimeve turistike dhe përmirësimin kulturor të turizmit (e-tourism).
Diferencimi i kështjellave nga monumentet e tjera klasike të antikitetit.
Fuqizimi dhe sinkronizimi i metodave informuese për të gjithë banorët dhe vizitorët, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja.
Edukimi kulturor i të rinjve.
Përmirësimi i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe trajtimi i një problemi të përbashkët.
Përcjellja e përdorimit të teknologjive të reja.